Main

May 26, 2008

Pas Beogradit...

ogaealbaner.gif

Me pak se dy dite kane kaluar nga mbarimi i finales se Eurovizionit 2008!!! OGAE Albania falenderon gjithe Shqiptaret anembane dhe gjithashtu falenderon 8 antaret e saj te cilit ishin prezent ne Beograd gjate ketyre 2 javeve duke perkrahur kengen Shqiptare.

Nuk ishte e lehte te mbaje nje flamur Shqiptar ne Beograd, por ashtu sic u pa ne TV, ky flamur u valevit gjate dhe pas mbarimit te kenges ne semifinale dhe finale. E gjithe eksperienca ishte e veshtire, Olta Boka's ju be buuuu por per fat te mire nuk ishte nje buuuu masive.

Ne finale ne patem fatin te uleshin ne rradhen e pare, keshtu qe kur Olta Boka dhe grupi shoqerues na pershendeten me dore sepse ne ndodheshim vetem tre metra larg skenes me dy flamuj te medhenj.

Edhe nje here ia arritem qellimit te perkrahjes se muzikes Shqiptare, e aq me teper ne Beograd.

 

May 24, 2008

Tik tak tik tak...Zemra si ore troket!

hearti.jpg Vetem pak ore nga shpallja e rezultateve finale. Ku do te vendoset Shqiperia ne kete tabele me 25 vende??? Sigurisht sa me lart aq me mire...Ndonese rezultati ne finale eshte i rendesishem, ethet e se enjtes mbrema nuk ka sesi te perseriten. Shqiperia eshte ne finale, e ky eshte rezultati i madh. Sonte ne mbremje, ngjyrat kuq e zi te flamurit Shqiptar do te shihen nepermjet kanaleve televizive te Europes, sepse fansat Shqiptare do te  valevisin flamurin kombetar njesoj si te enjten.

Edhe nje here Olta do te kendoje ne skenen e Arenes se Beogradit, duke i ndjellur emocione te forta te gjithe Shqiptareve kudo qofshin.

Urime dhe suksese Olta Bokes....dhe falemnderit!!!

May 23, 2008

Fjalet Shqip qe na cuan ne finale

olta3.jpgNe foto Olta Boka ne konferencen per shtyp dje mbrema

Zemren E Lame Peng
Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti nga jeta ime

Bora e zërit tënd
Mbi zemrën time ra
Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas dite ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or’ e përkryer, Një zemër jo kurrë s’mund të jetë
Natë pas nate ne
Rrahje pas rrahje
Ne të larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lame peng

Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti nga jeta ime

Bora e zërit tënd
Mbi zemrën time ra
Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas dite ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or’ e përkryer, Një zemër jo kurrë s’mund të jetë
Natë pas nate ne
Rrahje pas rrahje
Ne të larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lame peng

Europa e la zemren peng

albaniaesc.gif

Shqiperia ne finale, me ne fund pas dy vjetesh me rezultate te dobta. E gjithe kjo eshte merita e kengetares 16 vjecare Olta Boka e cila me zerin e saj i dha Shqiperise zarfin me numer 3... ky zarf hapi dyert per finalen neser mbrema. Sido qe rezultatet te dalin neser, kjo eshte nje fitore qe nuk duhet harruar edhe per faktin se ne prezantimin e Shqiperise pati disa te cilet bene buuuuu... por prape se prapi Europa e la zemren peng te Olta Boka, duke e vleresuar ate me nje vend ne finale. Bravo Olta...

May 21, 2008

Are we there yet? (A jemi ne destinacion?)

oltaboka.jpgNe foto Olta Boka

Neser mbrema, zeri i Olta Boka do te bucase ne Beogradska Arena (Arena e Beogradit) me zerin e mrekullueshem dhe kengen e bukur "Zemren e lame peng". Sa me teper kohe kalon aq me shume nervoziteti te fansat Shqiptare shtohet, aq me teper kur ne semifinalen e djeshme, rezultatet ishin pak a shume per te habitur. Le te flasim pak per rezultatet e djeshme.

Te gjithe paten rastin te ndjekin semifinalen e pare ne RTSH, ja disa nga rezultatet qe me habiten mua personalisht:

Belgjika: nje preformance e shkelqyer, me nje gjuhe te sajuar vete dhe nje muzike e cila te kujton filmin "The sound of music" (Tingellimi i muzikes) nuk arriti dot finalen.

Sllovenia: nje kenge me ritem, kengetarja Rebeka Dremejl dha gjithashtu nje preformance te bukur te kenges, por nuk arriti te futet ne finale.

Finlanda: nje kenge qe nuk arrij ta kuptoj, por ndoshta nga fakti se i perket nje zhanri muzike qe nuk e preferoj. Kjo kenge arriti te futet ne finale dhe megjithese ngela i habitur, dua te shtoj se kur Finlanda fitoi Eurovizionin me Lordi dhe kengen "Hard rock hallelujah" , une as qe e kisha imagjinuar se ata do te futeshin ne finale. Prandaj, moskuptimi im persa i perket Finlandes mund te jete krejt i pabaze.

Azerbaixhani: Edhe kjo kenge me shtangi, sepse nuk me pelqeu fare. Azerbaixhani vjen per here te pare ne Eurovizion dhe futet menjehere ne finale. Zoti e di se per cfare arsye. Me gjithe respekt, por kjo kenge nuk ia vlen.

Greqia: pak per te thene, dihej qe do te arrinte finalen. Greqia tashme eshte nje vend stabil ne finale.

Norvegjia: nje vend i cili e meritoi vendin ne finale, kenge e bukur me nje paraqitje te bukur.

Dhe me ne fund Izraeli: ne Izrael thojne "mazel tov" qe ne Shqip do te perkthehej me ne fund, ose shyqyr zotit. Nese kishte kenge ne semifinalen e djeshme te cilat e meritionin hyrjen ne finale, me kryesori ishte Izraeli. Bravoooo!!!

May 20, 2008

Nese bastet dhe votimet jane te verteta...

IMGP0492.JPG Ne te djathte Charlotte Perrelli

Nese bastet apo votimet e fansave do te dalin te verteta, atehere fitorja do ti jepet Charlotte Perrellit, perfaqesueses se Suedise. Charlotte ne nje nga intervistat e shumta te dhena per gazeten Suedeze AftonBladet ka thene se pika e ardhshme e karrieres se saj eshte qe te sjelle Eurovizionin ne Suedi. Nese Charlotte Perrelli fiton, atehere ajo do ta sjelle Eurovizionin per te dyten here sepse ne vitin 1999 ishte po e njejta kengetare e cila fitoi me kengen e saj "Tusin och en natt" (Take me to your heaven) dhe e percolli kete festival madheshtor ne Stokholm te Suedise. Te shtunen mbrema, gjithcka do te mbaroje me shpalljen e rezultateve, te cilat ndoshta do ta bejne Charlotte Perrellin si e vetmja femer e cila e ka fituar Eurovizionin dy here.

Me teper analiza te votimit te BBC ne Anglisht te ky link : http://news.bbc.co.uk/1/hi/entertainment/7400508.stm

BBC shpall rezultatet e votimit

bbbc.gif

BBC (British Broadcasting Channel) shpalli rezultatet e votimit te bere nga ky televizion me 43 fanse nga e gjithe Europa. Shqiperia perfundon ne vendin e 17, duke i shtuar shpresat per hyrjen ne finale.

 Rezultatet e ketij votimi mund te shikohen http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/7375489.stm

Votat u dhane nga keto fansa:

Marina Sharoiko - Bjellorusi
Roel Phillips - Belgjike
Muamer Noah Bajric - Bosnja-Hercegovina
Indrek Galetin - Estonia
Martti Immonen - Finlanda
Francis Soghomonian - Franca
Klaus Woryna - Gjermania
Stella Floras - Greqia
Roi Yechezkel - Izrael
Matteo Aldrovandi - San Marino
Deo Grech - Malta
Pane Perunovski - Maqedonia
Barry Van Cornewal - Hollanda
Morten Thomassen - Norvegjia Jakub Kopinski - Polonia
Vladislav Yakovlev - Rusia
Miroslav Luburic - Serbia
Dejan Primoz Gradsinik - Sllovenia
Maria Niklasson - Suedia            Jiri Kuchta - Republika Ceke   Victor Hondal - Spanja

Peter Ramon Baumann - Svicra Tolga Irkan - Turqia
Caroline Westbrook - Anglia 
Antonio Sergio Teixeira - Portugalia
Keith Mills - Irlanda
Milos Zarkovic - Mali i Zi 
Ciprian Istrati - Rumania
Natalia Brasnuev - Moldavia
Salvador Bricolle - Andorra
Zaven Shegrikyan - Armenia Jesper Bagger Nissen - Danimarka
Ruslan Ismayilzadeh -Azerbaixhani  
Marko Grdosic - Kroacia
Tanya Stankeva - Bullgaria
Tatiana Chekan - Ukraina
Alma Sigurdardottir - Islanda
Juris Geidons - Letonia
Imre Klesz - Hungaria
Roni Klein - Shqiperia
Teimuraz Kvirkvelia - Gjeorgjia Jurate Balsyte - Lituania

 

 

Me teper emocione

Vetem pak ore na ndajne nga fillimi i semifinales se pare ne Eurovision 2008! Do te jene Mali i Zi, Izraeli,Estonia,Moldavia,SanMarino,Belgjika,Azerbaixhani,Sllovenia,Norvegjia,Polonia, Irlanda,Andorra, Bosnja & Herzegovina, Armenia,Hollanda, Finlanda,Rumania, Rusia dhe Greqia te cilet do te konkurojne per 10 zarfat e pare te vendeve ne finale.

Kush do te jene vendet te cilat pas kesaj semifinale do te qajne apo qeshin, vetem rezultatet e votimit pas interpretimit te kengeve do ta tregojne. Shqiperia me Olta Boken, do ta provoje kete fat te enjten mbrema...emocionet sigurisht do te jene ende me te medhaja. Shpresat se Shqiperia do te arrije finalen, jane te medha  sidomos pas provave te Olta Bokes, e cila po perflitet vetem mire nga gjithe gazetaret e huaj. Gjithashtu ne nje interviste te z.Miroslav Luburic i cili eshte president i OGAE Serbia, ai tha se kenga e Frances dhe e Shqiperise ishin dy kenget e tij me te favorizuara ne Eurovizionin e ketij viti. Po te njejten gje, mu tha personalisht nga z. Thomas Lundin, i cili eshte kritik shume i njohur muzike te Eurovizionit. Keto fjale, ti rrisin shpresat dhe te bejne krenar. Megjithate neser dhe te enjten, rezultatet do jene shpallur, dhe emocionet e semifinales do te behen emocione te finales.....

May 19, 2008

Disa nga "legjendat" e Eurovizionit.

Ditet e shkuara percollen shume festa te ndryshme, te vendeve te ndryshme pjesmarrese ne Eurovizion. Une pata rastin te takoj disa nga "legjendat" e Eurovizionit. Boaz Mauda ndoshta nuk eshte shume i njohur deri tani, por ai vjen per here te pare ne Eurovizion me nje kenge te shkruar nga Dana International...e te gjithe e njohin Dana International si personi qe i solli Izraelit fitoren e fundit ne Eurovizion me kengen DIVA. Dana vete eshte nje diva, por me kembet ne toke sepse po te flasesh me te, eshte nje kenaqesi nga miresjellja qe tregon.

Gjithashtu, pata rastin te takoj edhe shume kengetare pjesmarres te tjere. Charlotte Perrelli per shembull, e cila ishte ne Tirane duke promovuar kengen e saj vetem pak dite me pare. Fotografite mund te shikohen ne gallerine e faqes www.ogaealbania.com/galleri

Por jo vetem kaq...me ne fund pata rastin te takoj Olta Boken. Nje vajze 16 vjecare, e cila duket me e matur per moshen qe ka. Kjo ishte edhe kenaqesia me e madhe deri tani. Kete kenaqesi po e ndaj me ju, duke ju sjellur videon me nje nga provat e saj ne skenen e Arenes se Beogradit.

Videoja e Oltes mund te shikohet te www.ogaealbania.com/galleri

May 17, 2008

Tickets from Ogae Albania

To the members who have purchased tickets from OGAE Albania...

Tickets are now in possesion of the club coordinator, that's Roni. He can be contacted at telephone number +381 64 089 31 71

 

Provat, konferenca per shtyp e Olta Bokes

Dje ne mbremje, Olta Boka pati mundesine per te bere edhe nje here prova ne skene. Ne provat e para ajo pati disa probleme me mikrofonin, por me pas gjithcka shkoi mire, sidomos ne proven e fundit gjithcka ishte perfekte. Ne do t'ju sjellim videon nga provat e saj shume shpejt.

Ndersa ne konferencen per shtyp, Olta Boka tha:- "Me se pari do te deshiroja qe te falenderoja te gjithe popullin Serb per mikpritjen. Provat e dyta gjenerale shkuan me mire se te parat, prandaj une ndjehem me e qete dhe e sigurte. Te gjithe ne po ja kalojme jashtezakonisht mire ketu ne Beograd. Pjesmarrja ne Festivalin e kenges ishte per promovimin tim, por une nuk e kisha imagjinuar se do te perfaqesoja vendin tim. U mallengjeva kur u shpall emri im. Perfaqesimi qe do ti bej une vendit tim, eshte si nje enderr tashme e realizuar."

 Olta Boka gjithashtu deshiron qe Shqiperia dhe Serbia do ti permiresojne mardheniet e tyre, me pas ajo kendoi refrenin e kenges se saj. Deshira ose synimi i Oltes ne te ardhmen eshte qe te behet mjeke ose te studioje per biologji.

 

May 16, 2008

Me ne fund, ne Beograd.

Dje ne mbremje (te enjten mbrema) fluturimi per ne Beograd kaloi shpejt. Jat Airways ishte shume efektiv, e gjithashtu kontrolli apo leshimi i bagazhit kaloi gjithashtu shume shpejt...kjo shpejtesi me dha kohe per te dale nga aeroporti Nikola Tesla per te ndezur nje cigare. Temperaturat e mbremjes ishin shume favorizuese, as ftohte por as vape. Me ne fund ne Beograd....

Dritat e qytetit, i cili fillon jo shume larg nga aeroporti, ftonin per te shkuar e per ta pare kete qytet qe ne fakt ngelet shume misterioz per Shqiptaret. Perpara se te vendosja nese do te shkoja ne Beograd, isha shume skeptik persa i perket ketij qyteti, njerezve apo kultures dhe faktit qe jam Shqiptar. Por nga afer, kultura, njerzit dhe qyteti i perngjet asaj te Tiranes ndonese Tirana eshte si ylber me me teper ngjyra. Persa i perket faktit qe jam Shqiptar, nuk e di sesi njerzit do te reagonin, sepse nuk me eshte dhene mundesia. Megjithate rekomandimet thojne qe nuk duhet te dalesh me flamur ne dore, sepse do te merrej si provokim. Kete e kuptoj shume mire, por nga ana tjeter, nese une do te shkoja rrotull me flamurin (te cilin e kam si gjithmone me vete) nuk do te kishte aspak ndryshim nga fanset e vendeve te tjera Europiane sepse nuk do te kishte fare te bente me provokime sesa me krenarine per kengen e Olta Bokes.

Nejse, ndoshta keto jane vetem paragjykime. Me ne fund ne Beograd...por une sapo kam arritur.

May 12, 2008

Pak dite para Beogradit.

Edhe pak dite na ndajne nga Festivali  Europian 2008. Disa nga antaret e OGAE Albania's do te kene fatin ta ndjekin festivalin nga afer, ne fakt 8 antare do te jene prezent gjate prezantimit te kenges ne semifinalen e dyte ku Shqiperia merr pjese... dhe nuk eshte hera e pare. Ne fakt,gjate ketyre 5 vjeteve pjesmarrje, antaret e klubit kane qene gjithmone prezent. Ky blog do te tregoje per ngjarjet ne Beograd, gjate diteve te provave dhe garave muzikore ne Beograd. Rri me ne!!!